Solari pritet të largojë këtë lojtar nga Reali i Madrid

Solari pritet të largojë këtë lojtar nga Reali i Madrid

18:59, 07/12/2018

Vinicius JR po kalon një formë të mirë fizike por pavarësisht kësaj ai mund të largohet provizorisht nga Real Madrid.

Raportimet e fundit të “Don Balon” thonë se Real Madrid do të shqyrtojë mundësinë për ta larguar në huazim lojtarin brazilian.

Arsyeja për këtë besohet të jetë “Santiago Solari” i cili nuk mendon se lojtari është i gatshëm për skuadrën e parë.

Solari tashmë po mendon se më e mira për lojtarin do të ishte të luante diku tjetër në formë huazimi për të fituar sa më shumë eksperiencë.

Real Valladolid është skuadra që ka shfaqur interesim më të madh për ‘yllin’ brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco