Shokon Emery: Guendouzi duhet t’i presë flokët

Shokon Emery: Guendouzi duhet t’i presë flokët

06:42, 07/12/2018

Matteo Guendouzi është një ndër transferimet më me bujë të Arsenal. Talenti francez u transferua nga Lorient gjatë kësaj vere.

Ai ka shkëlqyer me performancat e tij duke bërë që të sigurijë edhe një vend në formacion.

Në ndeshjen kundër Manchester United, ishte një moment qesharak kur Marouane Fellaini tërhoqi flokët e mesfushorit të Arsenal.

Me shumë humor për këtë çështje është përgjigjur trajneri i  Arsenal, Unai Emery, kur është pyetur nëse Fellaini duhet të ndëshkohet.

“Mendoj se gjëja më e mirë për ndeshjen e radhës është që Matteo ti presë flokët e tij, dhe këtu mbaron problemi i tij. Ashtu bëri edhe Fellaini!” ishin fjalët e trajnerit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco