‘Ylli’ brazilian i Kukësit: Ndaj Skënderbeut vetëm për fitore

‘Ylli’ brazilian i Kukësit: Ndaj Skënderbeut vetëm për fitore

16:33, 06/12/2018

Braziliani William Cordeiro ka rezultuar një nga blerjet më të goditura të Kukësit në merkaton e verës pasi deri tani i ka bindur të gjithë në klubin verilindor dhe është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes me Skënderbeun, Cordeiro premtoi se skuadra verilindore do të luajë për 3 pikë përballë korçareve.

“Skuadra tani është e pjekur dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, por në fund ne do të marrim 3 pikë. Kam ardhur si mbrojtës, por edhe në Brazil kam luajtur në pozicione të tjera. Për mua nuk ka shumë rëndësi se ku luaj në fushë. Unë vetëm jap maksimumin kudo që të luaj. Që të arrijmë objektivat që kemi si grup ne duhet të fitojmë në ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht ai.

“Një ekip që do të dali kampion, nuk mund të kënaqet me barazimin. Kemi punuar mirë këtë javë dhe ajo që do të kërkojmë në ndeshjen e nesërme janë tre pikët”, vijoi ai.

Merkato? “Është akoma herët për të folur për largim. Kam një kontratë me Kukësin dhe nuk më pëlqen të flas shumë për të ardhmen. Jam i lumtur këtu dhe në mbarim të sezonit do të flasim për këtë çështje. Të dyja ndeshjet do të jenë të mëdha. Nuk shoh nëse njëri ekip është më i fortë apo tjetri. Ne duam të jemi kampionë dhe duhet t’i mundim të dyja”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco