S’ka më gabime, Halili i vendos ultimatum Tiranës

S’ka më gabime, Halili i vendos ultimatum Tiranës

09:53, 05/12/2018

Tri ndeshje pa humbje ose shtatë pikë duhet të marrin lojtarët e Tiranës në tri takimet e mbetura të gjysmës së parë të kampionatit.

Ky është ultimatumi i presidentit bardheblu, Refik Halili, që pasi ka parë edhe humbjen në derbin e radhës të hënën, ka qenë në “Skënder Halili” dhe ka shkundur ekipin.

Sipas “Panorama Sport”, presidenti Halili ka qenë i qartë dhe i prerë.

Tiranës së Memës i mohohet deri në fund të dhjetorit të gabojë dhe të humbasë qoftë edhe një ndeshje.

Kundër Kastriotit në shtëpi, Laçit në transfertë dhe Flamurtarit po në “Selman Stërmasi”, skuadra duhet të grumbullojë shtatë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco