Duka: Aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk quhet dështim

Duka: Aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk quhet dështim

21:01, 04/12/2018

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur për situatën te Kombëtarja shqiptare.

Në një intervistë për “Ora News”, numri një i Federatës tha se aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk mund të quhet dështim.

“Nuk mund ta them një zhgënjim. Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet. Kur vjen pas kualifikimeve, dhe pas vendit të tretë në kualifikueset e botërorit, patjetër që kërkon akoma më shumë. Kishte specifikat e veta. Edhe kompeticioni, por edhe grupi me tre që është i vështirë. Një gabim të bësh dhe e bën të vështirë. Mbetëm në ligë, nuk është se zbritëm”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco