VIDEO/ Klopp kërkon falje për këtë festim të çmendur

VIDEO/ Klopp kërkon falje për këtë festim të çmendur

21:00, 02/12/2018

Jurgen Klopp ka kërkuar falje për festimin e tij pas golit të Liverpool në minutën e 96-të.

Trajneri gjerman ka vrapuar në mesin e fushës duke festuar si i çmendur, por thotë se nuk donte të tregonte mungesë respekti.

Liverpool ka mposhtur Everton në derbi me rezultatin 1-0 dhe skuadra e Klopp mbetet ndjekësi më i afërt i Manchester City-t.

“Kërkoj falje për atë budallallëk. Kërkoj falje për atë vrapim në fund të ndeshjes pasi e di që ky është një vend me tradita dhe nuk lejon sjellje të tillë. Nuk doja në asnjë mënyrë të tregoja mungesë respekti. Ky ishte Evertoni më i mirë që kam parë prej shumë viteve. Bëmë një ndeshje të madhe futbolli, të dyja skuadrat”, deklaroi Klopp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco