Ish-trajneri i Kombëtares: Duhet të marrin 12 pikë me Moldavinë dhe Andorrën

Ish-trajneri i Kombëtares: Duhet të marrin 12 pikë me Moldavinë dhe Andorrën

16:37, 02/12/2018

Ditën e sotme në Dublin të Irlandës është hedhur shorti i kualifikueseve të Kampionatit Europian “Euro 2020” dhe Shqipëria nuk ka rënë në një grup të lehtë.

Një analizë të këtij grupi e ka bërë ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, i cili ka thënë se objektiv kryesor është që të marrim 12 pikë përball Moldavisë edhe Andorrës.

“Nëse analizojmë grupin vëmë re ekipe si Islanda dhe Turqia që duan të kapin vendin e dytë. Franca është veç, nuk ka shumë ndryshime nga Botërori. U ka ikur vetëm Zhirud. Me ta kemi luajtur vetëm një ndeshje zyrtare dhe të tjerat kanë qenë miqësore. Ndërsa me Islandën i kemi humbur të dyja ndeshjet zyrtare që i kemi luajtur”, tha fillimisht Hafizi.

Image

Më pas ai u ndal dhe tek objektivat reale që duhet të ketë Kombëtarja.

“Me Turqinë kemi luajtur disa miqësore. Mendoj se duhet të llogarisim 12 pikë Andorrën dhe Moldavinë. Nëse vazhdojmë të kemi këtë gjendje, edhe Islanda nuk ka dalë mirë, me ndryshimet që do të bëjmë duhet të shkojmë në vendin e tretë. Islanda ka luajtur në Botëror, gjithashtu edhe Turqia”, deklaroi ish-tekniku i kuqezinjve.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco