Sulmuesi i Interit e pranon: Jam i gatshëm për Premier League

Sulmuesi i Interit e pranon: Jam i gatshëm për Premier League

09:18, 01/12/2018

Sulmuesi i Interit Gabriel Barbosa i cili është në huazim tek Santos në Brazil dhe do të rikthehet tek klubi Italian në fund të 2018, është shprehur se është i hapur për të luajtur në Premier League.

Inter bëhet me dije se po kërkon një klub për ta huazuar në janar dhe po e kërkon në Europë.

Ekipet që kanë shfaqur interes për lojtarin deri më tani janë Everton, West Ham dhe Crystal Palace.

"Ata janë të gjitha klube të rëndësishme me lojtarë të kualitetit të lartë," tha Barbosa për “The Daily Mail”.

"Shpresojmë se gjithçka do të jetë e mirë për të gjithë nëse do të arrijmë një marrëveshje. Ka shumë gjëra të përfshira, kryesisht Interi, pasi ata mbajnë të drejtat e mia, por nuk ka gjasa që unë të qëndroj në Brazil.

"Premier League gjithmonë ka pasur sulmues të mëdhenj dhe është një kënaqësi për ta shikuar në TV. Është shumë konkurrues dhe dinamik, me shumë pretendent për titull. Më tërheq shumë.

"Unë ndjek brazilianët, nganjëherë flasim dhe të gjithë duan të luajnë në Premier League", pëfundoi ai.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco