Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kaka i jep sinjal Milanit

Kaka i jep sinjal Milanit

22:51, 30/11/2018

Rikardo Kaka vazhdon të ndihet pjesë e Milanit, megjithëse për momentin karriera e tij vijon larg kuqezinjve.

Në një intervistë për “Mediotempo”, 36-vjeçari ka thënë: “Aktualisht jam i përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar shumë. Raporti me Milanin ka mbetur shumë i ngushtë, ndaj mund të them me bindje se një ditë do të kthehem, por ende nuk e di se kur”.

Pas përvojës me Orlandon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, braziliani ka pasur një mundësi të vazhdojë karrierën në Meksikë.

“Pas aventurës amerikane, mora një ofertë për të vijuar të luaja në Meksikë. U premtova se do ta mendoja, por në fund vendosa që nuk duhet të vazhdoja më si profesionist, pasi fiziku nuk është më ai i një djaloshi të ri”, tha Kaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco