Uzuni në superformë, shënon një tjetër gol në Kroaci

Uzuni në superformë, shënon një tjetër gol në Kroaci

21:05, 30/11/2018

Myrto Uzuni konfirmon edhe njëherë formën e mirë që po kalon.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti të shënonte ditën e sotme në takimin mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Slaven Belupos, i cili përfundoi me rezultatin 1-1.

Uzuni ishte ai që barazoi rezultatin në minutën e 80-të të takimit.

Ky ishte goli i katërt sezonal i tij, teksa Lokomotiva ndodhet aktualisht në vendin e dytë të renditjes në kampionatin kroat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco