Do mungojë në derbi? Gega flet për herë të parë: Ky është vendimi për Alban Hoxhën

Do mungojë në derbi? Gega flet për herë të parë: Ky është vendimi për Alban Hoxhën

12:57, 28/11/2018

Trajneri i Partizanit Skënder Gega ka folur para derbit ndaj Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, tekniku i “Të kuqve” preku disa nga temat të nxehta por mbi të gjitha edhe për Alban Hoxhën.

Portieri i Partizanit ditën e djeshme fitoi lirinë nga Gjykata e Tiranës pasi uniformat blu e kishin ndaluar për shkak se ai drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

“Gjërat kanë funksionuar mirë, por ka pasur edhe raste të veçanta që na ka penguar në ecurinë tonë. Përpara derbit do të donim që Albah Hoxha të ishte në 100%, për më tepër është edhe kapiten, por si qytetar duhet t’i marrim pak më gjerë këtë. Nuk besoj se do të luajë. Si sportist nuk duhet të ishte në atë vend në atë kohë. Ligji është për ëgjithë njësoj. Çdo lojtar  e di rregulloren e klubit. Në flasim çdo ditë dhe sjellja jonë duhet të jetë e kontrolluar. Ne e presim në stërvitje, por klubi ka ligjet dhe kriteret e veta, që Hoxha të ballafaqohet me atë që ka bërë. Kemi kriteret tona, për sjellet e pahishme. U ndodh edhe lojtarëve të mëdhenj, por nuk duhet ta sjellim si kutlurë”, ishte komenti i parë i Gegës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco