Cafu: Këta janë tre mbrojtësit më të mirë në botë

Cafu: Këta janë tre mbrojtësit më të mirë në botë

18:10, 22/11/2018

Legjenda e futbollit, Cafu, ka zgjedhur tre mbrojtësit e djathtë më të mirë aktualisht në botë.

Braziliani ka lënë pas yllin e Manchester Cityt, Kyle Walker, duke zgjedhur dy brazilian dhe një spanjoll.

“Për mua, tre mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë janë, Daniel Alves, Dani Carvajal dhe Danilo”, tha fillimisht Cafu.

“Dani Alves për mua është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, por edhe në mesin e më të mirëve në histori të futbollit.

“Ka shumë mbrojtës të mirë nëpër botë, por dua t’i veçoj këta tre nga loja e tyre dhe nga ndihma që i bëjnë skuadrës si në fazën defanzive, ashtu edhe në atë ofanzive”, ka shtuar më tej legjenda braziliane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco