Kontrollohet shtëpia e Ronaldinhos, i konfiskohen makinat luksoze dhe...

Kontrollohet shtëpia e Ronaldinhos, i konfiskohen makinat luksoze dhe...

17:14, 22/11/2018

Mosmarrëveshjet e Ronaldinhos me autoritet brazilian kanë bërë që shtëpia e tij është kontrolluar dhe më pas konfiskohen makinat luksoze dhe gjërat e tjera personale me vlerë të madhe.

Ronaldinho dhe vëllai i tij ishin shpallur fajtor për ndërtime pa leje në shkurt të vitit 2015 dhe u dënuan me gjobë prej 2 milionë eurove.

38-vjeçari ka një buxhet shumë të kufizuar, autoritetet braziliane besojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe janë në proces për ta dëshmuar se ku gjendet pasuria e tij e vërtetë.

Besohet se Ronaldinho i ka paratë e nevojshme për ta paguar këtë borxh, por nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë dhe për këtë arsye është duke i fshehur paratë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia e Brazilit ia konfiskoi makinat luksoze, pikturat e shtrenjta dhe disa gjëra të tjera me vlerë të madhe.

Pasi Ronaldinho dhe vëllai i tij nuk arritën t’i plotësonin kriteret e caktuara nga qeveria braziliane, legjendës së futbollit iu sekuestrua pasaporta dhe iu hetuan llogaritë bankare, prej të cilave u zbulua se i kishte vetëm 6 euro.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco