VIDEO/ Në futbollin amerikan nuk pyesin as për gazetaren, e përplasin në tokë

VIDEO/ Në futbollin amerikan nuk pyesin as për gazetaren, e përplasin në tokë

09:05, 22/11/2018

Gazetarja Laura Rutledge në Amerikë ka pasur një moment aspak të këndshëm pak ditë më parë, në ndeshjen e futbollit amerikan, mes Georgias dhe Masachusetts.

Ajo po raportonte drejtpërdrejtë nga ndeshja, teksa një aksion po luhej aty pranë, po sapo ajo u kthye me fytyrë nga kamera, lojtarët erdhën duke luftuar për topin pranë saj, saqë edhe e shtynë duke e rrëzuar.

Videoja është bërë virale me miliona klikime në rrjetet sociale, ndërsa vetë gazetarja Rutledge e ka marrë me sportivitet këtë moment.

Ajo falënderoi pas incidentit të gjithë ata që iu gjendën menjëherë pranë për ta ndihmuar në momentin që u rrëzua përtokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco