‘A ju rrahu Gattuso?’/ Ja si i përgjigjet Higuain pyetjes ngacmuese të gazetarit italian

‘A ju rrahu Gattuso?’/ Ja si i përgjigjet Higuain pyetjes ngacmuese të gazetarit italian

19:32, 14/11/2018

Gonzalo Higuain është “nderuar” nga emision italian “Striscia la Notizia” me “Tapirin e Artë”, që është një vlerësim satirik.

Sulmuesi i Milanit është përzgjedhur “fitues” për penalltinë e humbur dhe kartonin e kuq të marrë kundër Juventus.

“Pipita”, i ndalur në Milano nga gazetari Valerio Staffelli, ka shpjeguar atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

“Kështu kanë shkuar gjërat… këtë karakter kam”, tha argjentinasi.

Gazetari e ka pyetur më pas: “Çfarë ndodhi kur shkuat në dhomat e zhveshjes? Çfarë bëri Gattuso? Ju rrahu?”.

Higuain ka thënë: “Jo, por jam shumë i lumtur për mbështetjen që kam marrë nga tifozët e Milanit, klubi dhe shokët e skuadrës. Kjo gjë më bën të ndihem krenar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco