‘Bomba’ e Sinematit: Lojtarët e Panuccit nuk dinë emrin e njëri-tjetrit

‘Bomba’ e Sinematit: Lojtarët e Panuccit nuk dinë emrin e njëri-tjetrit

23:40, 12/11/2018

Gëzim Sinemati, i ftuar në “Procesin Sportiv”, komenton situatën te Kombëtarja shqiptare, si dhe konferencën e sotme të trajnerin Christian Panucci.

Atë që nuk po e bën Kombëtarja, lojën dhe spektaklin, këtë po e bën Panucci në konferenca. Është vonë kur thotë që Kombëtarja është memece. Duhej ta thoshte këtë gjë shumë më herët. Shqipëria ka bërë dhurata edhe para epokës së tij, Panuçi nuk e di. Kujton se dhuratat kanë filluar në kohën e tij, meqë janë edhe festat. Me atë listë që bën Panucci, ka lojtarë që nuk i kanë mësuar emrin njëri-tjetrit, nuk krijojnë koefidenca, jo të flasin gjatë lojës. Nuk unifikohet as shqipja aty. Kam dëgjuar që te Shpresat flitet gjuhë e huaj. Te Kombëtarja përdoren 3 gjuhë. Le t’i mësojë Panucci gjuhën e vet. Por, është shumë vonë tani. Nëse dikush e dëgjon, do thotë ç’është kjo Kombëtare që ka këtë problem”, tha Sinemati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco