Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bukuroshja argjentinase rrëfen tradhtinë e Dybalas: Bënte seks edhe me vajza të tjera

Bukuroshja argjentinase rrëfen tradhtinë e Dybalas: Bënte seks edhe me vajza të tjera

09:05, 12/11/2018

Antonella Cavalieri tregon se e ka vuajtur shumë fundin e dashurisë me Paulo Dybalan, por nuk mund t’i duronte me gjatë gënjeshtrat e sulmuesit të Juventusit.

Bukuroshja argjentinase rrëfen se futbollisti i njohur e tradhtonte herë pas here me vajza të tjera për shkak të popullaritetit që kishte.

“Popullariteti dhe vajzat që qëndronin në radhë për t’u lidhur me të e shkatërruan historinë tonë. Ai gjithmonë e ka mohuar që ka patur marrëdhënie seksuale me vajza të tjera, por erdhi një moment kur nuk mund t’i besoja më, bëra gati valixhet dhe u largova.” 

Por modelja nuk u shkurajua, ajo lajmëroi se ka ndjekur rrugën e saj, por pa u kthyer në Argjentinë.

“Gjithsesi, vendosa të qëndroja në Itali dhe t’i luaja të gjitha kartat. Më pëlqen shumë të punoj në televizion. Ky vend u ka sjellë fat shumë modeleve argjentinase, si Belen Rodriguezit apo Ëanda Naras. Ndoshta edhe unë do të kem fatin e tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco