Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndeshje e çmendur në ‘Klasiken’ e Gjermanisë, Dortmundi mposht Bajernin

Ndeshje e çmendur në ‘Klasiken’ e Gjermanisë, Dortmundi mposht Bajernin

20:28, 10/11/2018

“Klasikja” e Gjermanisë, ka dhuruar, emocione, spektakël, gola dhe përmbysje rezultati.

Pas 90 minutash Dortmundi ka arritur të marrë një fitore të madhe 3-2 përballë Bajernit të Mynihut në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Bundesligas.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bavarezët, me anë të Robert Lewandowskit, në minutën e 26’.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë i lojës prodhoi në total edhe 4 gola të tjerë.

Mjaftuan vetëm 4 minuta lojë në pjesën e dytë (49’) që Marco Reus të barazonte rezultatin 1-1, pasi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte sërish Lewandowski që nuk i la më shumë se tre minuta gëzim vendasve kur pas asistimit të Kimmich realizoi golin e dytë personal dhe të skuadrës së tij.

Kundërpërgjigja erdhi përsëri nga Marco Reus, i cili në minutën e 67’ shënoi një gol të bukur. Për fitoren mendoi blerja e bujshme e Dortmundit, Paco Alcacer i cili mposhti Neuerin.

Pas kësaj fitore, Dortmundi shkëputet në krye të tabelës me 27 pikë të grumbulluara, 7 më shumë se Bajerni i vendit të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco