Dëmtimi i Welbeck, Arsenal 45 milion euro për zëvendësuesin e tij

Dëmtimi i Welbeck, Arsenal 45 milion euro për zëvendësuesin e tij

08:40, 10/11/2018

Dëmtimi i Danny Welbeck do të detyrojë Arsenalin që të përshpejtojë planet për blerjen e sulmuesit të Lille, Nicolas Pepe, i cili vlerësohet rreth 45 milion euro, shkruan Syri.net.

Bosi i Arsenalit Unai Emery nuk kishte planifikuar të bënte asnjë transferim deri në verë, por me Welbeck që theu këmbën duhet që të bëjë lëvizje në janar.

Situata nuk duket aq e thjeshtë pasi për sulmuesin janë të interesuar Bayern, Dortmund apo edhe Manchester City.

Këtë sezon 23-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 12 ndeshje të luajtura duke udhëhequr Lille në vendin e dytë.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco