Probleme në Shijak, nuk fillon ndeshja Teuta-Tirana. Ja çfarë po ndodh...

Probleme në Shijak, nuk fillon ndeshja Teuta-Tirana. Ja çfarë po ndodh...

14:14, 02/11/2018

Probleme në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut.

Ndeshja Teuta-Tirana e planifikuar të startonte në orën 14:00 ende nuk ka nisur për shkak të një banderole në shkallët e stadiumit kundër presidentit Refik Halili.

Situatë absurde në Shijak, stjuardët nuk ndërhyjnë, por presin që “Fanatics” të heqin vetë parullën.

Pas 15 minutash Polica futet në tribunë dhe u kërkon tifozëve të heqin parullën kundër Halilit. Në këtë moment, “Fanatics” heqin jo vetëm parullën kundër presidentit duke lejuar fillimin e ndeshjes, por edhe banderolat e zakonshme të tyret, duke nisur kontestimin ndaj ekipit.

Pas disa minutash ku nuk kursyen fyerjet ndaj bardhebluve, ata fillojnë të largohen nga stadiumi, duke bojkotuar ndeshjen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco