VIDEO/ Juventusi i Ronaldos nuk njeh humbje, mposht edhe United-in

VIDEO/ Juventusi i Ronaldos nuk njeh humbje, mposht edhe United-in

23:05, 23/10/2018

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë e cila e luajt në “Old Trafford” përballë Manchester United.

Skuadra e drejtuar nga Allegri ka fituar me rezultatin 1-0, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi Dybala (17’), shkruan SYRI.net.

Kjo përballje përveç epitetit të “derbit”, ishte speciale edhe për Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, që kanë veshur fanellat e të dy skuadrave.

Por, asnjëri nga këta të dy, nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve në këtë sfidë.

Me këtë fitore, Juventusi renditet në vendin e parë në grupin H, me 9 pikë të grumbulluara, ndërsa United me 4 pikë mbetet në vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco