Iuliano i zhgënjyer me ish-skuadrën: Bëra një punë të shkëlqyer, nuk e prisja...

Iuliano i zhgënjyer me ish-skuadrën: Bëra një punë të shkëlqyer, nuk e prisja...

10:15, 23/10/2018

Mark Iuliano, përveç famës që ka në Itali dhe jo vetëm si futbollist, në Shqipëri u bë më i njohur në kohën kur drejtoi Partizanin.

Sezonin e kaluar, ishte pikërisht trajneri italian, ai i cili e nisi sezonin me të kuqtë, por pas rezultateve të dobëta, ia la vendin Sulejman Starovës.

Megjithatë, Iuliano nuk humbi shumë kohë dhe u emërua si ndihmës trajner i Tudor tek Udinese, madje arriti të bënte më të mirën me trajnerin, duke shpëtuar skuadrën nga rënia nga Kategoria.

Edhe pse puna ishte e mirë, Iuliano nuk u konfirmua më dhe tani është i papunë.

Në një intervistë për “TMW”, Iuliano ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi si trajner, ndërkohë që shprehet i zhgënjyer që nuk u konfirmua.

“Ishte një eksperiencë e bukur tek Udinese. Ne morëm ekipin në një moment të vështirë dhe mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer. Klubi vendosi mos të na konfirmonte, por ne jemi të nderuar që kemi punuar për Udinesen.

Për punën e bërë, sigurisht nuk ishte e lehtë për t’u kuptuar se pse nuk u konfirmuam, por vendimi është marrë nga klubi, që ka vendosur të bëjë ndryshime. Nuk i di arsyet, por mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer.

E ardhmja? Kam parë ndeshjet dhe po vëzhgoj. Jam në pritje të një aventure të re, e cila do të më japë mundësi për të treguar aftësitë e mia.

Ishte një nder dhe kënaqësi të punoja me Tudor dhe në të ardhmen do të doja të vazhdoja me të. Do të shohim, pasi të punosh me të është një pasuri. Tudor është një trajner i madh dhe meriton shumë”, u shpreh Iuliano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco