Kërkohet largimi i trajnerit, Igli Tare qetëson situatën

Kërkohet largimi i trajnerit, Igli Tare qetëson situatën

14:23, 11/10/2018

Në Itali janë shtuar kritikat ndaj trajnerit të Lazios, Simone Inzaghi. Në mediat italiane përflitet se Inzaghi do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Por në një prononcim të drejtorit sportiv të klubit Igli Tare për “La Republica” nuk ka asnjë arsye që Inzaghi të shkarkohet, pasi ai po fiton maturi si trajner duke sjellë rritje të numrit të tifozëve lacialë në shkallët e stadiumit “Olimpico” të Romës.

“Ai (Simone Inzaghi) po rritet si trajner. Ai e di që në momentet negative mund t’i besojë stafit, skuadrës dhe klubit. Kam dëgjuar fjalë për shkarkimin e tij dhe për marrëdhënia të këqija me grupin: shpikje.

Sa për tifozët, e vlerësoj shumë inkurajimin që ata i japin skuadrës para ndeshjes me Fiorentinën. Rritja e tifozëve në ‘Olimpico’ është thelbësore për ne. Idealja është që numri i tyre në stadium të rritet nga 30 mijë në 40 mijë mesatarisht”, deklaron Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco