Pesë minutat fatale për Enea Mihaj me Kombëtaren, dëmtimi e lë disa javë pushim

Pesë minutat fatale për Enea Mihaj me Kombëtaren, dëmtimi e lë disa javë pushim

13:40, 11/10/2018

Enea Mihaj, për fatin e tij të keq pësoi një dëmtim që në minutën e pestë të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Jordanisë.

Ai u zëvendësua menjëherë nga Frederik Veseli, dhe u pa se dëmtimi ishte i rëndë.

Për këtë arsye ai u nis menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, ditën e sotme, siç njofton FSHF, mbrojtësi i cili aktivizohet tek Panetolikos në Greqi, ka pësuar një thyerje të peronit, kockës së këmbës.

Ai ka nisur menjëherë fazën riaftësuese, dhe për disa javë do të jetë jashtë fushave të lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco