Lippi thyen heshtjen: Ky duhet të jetë vendimi i UEFA-s për Ronaldon

Lippi thyen heshtjen: Ky duhet të jetë vendimi i UEFA-s për Ronaldon

09:50, 21/09/2018

Marcello Lippi ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos ndaj Valencias.

Ish trajneri i Juventusit beson se sulmuesi portugez nuk e meritoi përjashtimin e tij me karton të kuq ndaj Valencias në Champions League.

“Nuk mund të kthehemi pas sepse Ronaldo është përjashtuar dhe ndeshja ka përfunduar”, deklaroi Lippi.

“Por, e kemi kuptuar se pezullimi do të ishte absurd prandaj duhet të mos dënohet për asnjë ndeshje”, vijoi ai.

"Ndërsa Për sa i përket teknologjisë. VAR-i duhet të jetë edhe në Champions”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo do të mësojë të enjten e ardhshme, 27 shtator, nëse do të mungojë ose jo ndaj ish-klubit të tij Manchester United në Ligën e Kampionëve.

UEFA thotë se paneli i tyre disiplinor do të gjykojë rastin e kartonit të kuq të Ronaldos më 27 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco