Mourinho dhe Pogba debatojnë ashpër, francezi dëshiron të largohet

Mourinho dhe Pogba debatojnë ashpër, francezi dëshiron të largohet

17:48, 16/08/2018

Marrëdhënia mes trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dhe mesfushorit Paul Pogba ka qenë e ftohtë për një kohë të gjatë. Por, tani ata kanë pasur një debat të ashpër mes vete dhe i kanë prishur marrëdhëniet plotësisht, raporton The Sun.

Trajneri portugez e ka kritikuar mesfushorin e tij për deklaratat që i ka dhënë në publik. Mourinho i ka kërkuan Pogbas të flasë drejtpërdrejtë me të nëse dëshiron të largohet nga Old Traffordi, përcjell Gazeta Express.

Pogba, 25-vjeçar, i ka thënë trajnerit të tij se nëse ai dëshiron të flasë me të, ai duhet të kalojë nëpërmjet agjentit të tij, Mino Raiolasm, i cili ka qenë duke tentuar t’i sigurojë klientit të tij një transferim në Barcelonë.

Meqenëse afati kalimtar në Evropë është i hapur deri më 31 gusht, ka shumë mundësi që Pogba të largohet nga klubi nën menaxhimin e Mourinhos dhe Barcelona duket se është klubi me më së shumti gjasa për transferimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco