Milan rrit interesimin për Julian Draxler, i ofron PSG-së shkëmbimin me këtë lojtar

Milan rrit interesimin për Julian Draxler, i ofron PSG-së shkëmbimin me këtë lojtar

10:33, 10/08/2018

Rriten kuotat për transferimin e Julian Draxler te Milani. Marrëveshja mbetet e komplikuar për kuqezinjtë, edhe pse zërat për të ardhmen e mesfushorit të PSG te Milani janë më të ndjeshme.

Në Gjermani madje po flitet për fiksimin e datës për vizitat mjekësorë, por tifozët kuqezi duhet ta frenojnë euforinë, sepse ende nuk ka një marrëveshje konkrete mes dy klubeve.

Për momentin, ka patur vetëm disa kontakte me Leonardon, i cili i treguar ish-futbollistit të Schalkes projektin e Milanit, duke i dhënë kohë e mjaftueshme për të vendosur.

Ky transferim i mundshëm do të varet edhe nga Ricardo Rodriguez, që pëlqehet shumë nga PSG. Palët mund të bien akord edhe për një shkëmbim kokë më kokë.

Zvicerani vlerësohet 35 milionë euro, ndërkohë që është blerë vetëm 15 milionë euro, plus tre të tjerë bonuse, një vit më parë.

Image

Mbrojtësi i krahut për momentin e ka refuzuar kalimin te kampionët e Francës, pasi dëshiron të luajë shanset e tij në Milano, ku duhet të konkurrojë për vendin e titullarit me kroatin Strinic.

I takon trajnerit të parizienëve, gjermanit Thuchel, që t’i ndërrojë mendje. Draxler ndërkohë nuk është në vëmendjen e ish-teknikut të Dortmundit, ndaj PSG mund ta lejojë me lehtësi që të largohet.

Në sfond është ëndrra “Sergej Milinkovic-Savic”, por bisedimet me Lazion mbetet shumë të vështira, sepse Lotito nuk ka ndërmend të ulë çmimin e mesfushorit serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco