Enzo nën presion: Njerëzit më thonë që luaj futboll vetëm se jam djali i Zidane

Enzo nën presion: Njerëzit më thonë që luaj futboll vetëm se jam djali i Zidane

09:36, 10/08/2018

Djali i legjendës së Francës, Zinedin Zidane, është shprehur se gjithmonë e ka ndjerë peshën e mbiemrit të tij.

Enzo është shprehur se shumë e paragjykojnë, por ai kërkon që të japë më të mirën nga vetja.

Ai ka folur për “Marca-n” duke thënë: “Presionin e kam pasur që i vogël dhe nuk do të ndryshojë kurrë si situatë. Gjithsesi përpiqem të mos e ndjej peshën e presionit që më sjell mbiemri Zidane dhe të jem Enzo më i mirë i mundshëm.

Njerëzit të krahasojnë, të kritikojnë dhe thonë se luan futboll vetëm se je djali i Zidane. Por nuk përpiqem të mos mendoj për këto gjëra. Kryesorja është që familja të jetë krenare për mua. Mendoj vetëm të rritem personalisht dhe asgjë tjetër. Real Madrid është skuadra më e fortë në botë dhe është e vështirë të gjesh vend atje. Ky është futbolli”.

Në fund të intervistës së tij ai dha edhe një koment në lidhje me vëllain e tij, Luka, që luan te Reali i Madridit si portier i tretë.

“Nëse nuk luan rregullisht në vitet e ardhshme, edhe ai duhet të gjejë një ekip tjetër”, u shpreh Enzo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco