FOTO/ Trajneri shqiptar ‘kapet’ duke vendosur skedinë, sot skuadra e tij luan në Europa League

FOTO/ Trajneri shqiptar ‘kapet’ duke vendosur skedinë, sot skuadra e tij luan në Europa League

18:10, 19/07/2018

Prishtina sot luan ndeshjen e kthimit në Europa League kundër ESCH Fola.

Ndoshta nuk do ta besoni, por Mirel Josa në vend që duhet të ishte duke dhënë udhëzimet e fundit lojtarëve të skuadrës së tij, ai është fotografuar në një pikë bastesh.

Ndeshjet që kishte luajtur Josa janë këto: Macabi Tel Aviv-Ferncvaros GG, dhe Sarpsborg- IBV Vestmannaeyjar 3+, por nuk dihet nëse ka vendosur bast edhe për ndeshjen e Prishtinës.

Në orën 19:00 në ‘Adem Jashari’ Prishtina do të luajë ndeshjen e kthimit kundër ESCH Fola, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0.

Me ligj nuk lejohet që trajneri të luajë baste kur dihet që skuadra e tij pas tri orësh do të jetë në fushë për një ndeshje aq shumë të rëndësishme të Europa League.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco