Formula 1/ Kontratë faraonike për Lewis Hamilton

Formula 1/ Kontratë faraonike për Lewis Hamilton

13:06, 19/07/2018

Pas shumë tratativave më në fund është arritur akordi; Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij me Mercedes Benz.

Marrëveshja e re mes palëve do ta mbajë lidhur pilotin britanik me shigjetat e argjendta deri në vitin 2020.

Për drejtuesit e Merecedesit marrëveshja pritej të firmosej që në mars, por ishte Hamilton ai që i la pezull bisedimet.

Konfirmimi ka ardhur edhe në faqen zyrtare të Mercedesit, të cilët kanë njoftuar për arritjen e akordit.

Kontratë faraonike për pilotin britanik i cili do të përfitojë nga 30 milionë paund në vit deri në 40 milionë duke përfshirë këtu edhe bonuset.

Vetë katër herë kampioni i botës në Formula 1 e cilësoi firmën thjesht si çështje formaliteti, pasi mes tij dhe shefit ekzekutiv Toto Wolf gjuha e përbashkët ishte arritur prej kohësh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco