Futbollisti çek jep deklaratën skandaloze: Në Shqipëri isha në ankth për të siguruar ushqimin

Futbollisti çek jep deklaratën skandaloze: Në Shqipëri isha në ankth për të siguruar ushqimin

12:16, 19/07/2018

Martin Nespor erdhi në fundin e verës së kaluar në Korçë dhe u prezantua te Skënderbeu si një blerje e bujshme për Europën.

Por futbollisti çek nuk arriti të ishte brenda pritshmërive. Ai shënoi vetëm 3 gola, dhe të tre këto në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit.

Në Superiore ai numëroi vetëm 11 minuta të luajtura, ndërsa në Ligën e Europës 22 minuta.

Nespor, në shifra të përafërta i kushtoi Skënderbeut 1 mijë euro për çdo minutë që luajti.

Çeku tashmë është pjesë e ekipit Sigma Olomuc. Në një intervistë për mediat vendase ai tregon se Shqipëria ka qenë një makth për të.

Pas një sezoni aq të keq mendova edhe tërheqjen nga futbolli. Për fat Sigma besoi tek unë dhe shpresoj të funksionojë. Do të vihem në provë dhe do të stërvitem fort për të treguar se vlej. Në Shqipëri nuk mora asnjë kacidhe dhe isha në ankth për të siguruar ushqimin. Është një eksperiencë jetësore. Them se duhet ta provojë çdokush për të kuptuar gjërat që ka. Ajo eksperiencë më ndryshoi shumë”, u shpreh Nespor për mediat çeke, duke akuzuar kështu klubin e Skënderbeut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco