Liverpool kërkon portier, ja cili kandidat kryeson listën

Liverpool kërkon portier, ja cili kandidat kryeson listën

00:06, 13/07/2018

Liverpool është lidhur me një numër të madh të portierëve këtë verë por pasi që Loris Karius përsëriti gabimet e njëjta në ndeshjen miqësore Tranmere, Jurgen Klopp ka vendosur që ti jep mundësi portierit të Walesit, Danny Ward.

Sipas Liverpool Echo, Klopp më shumë mundësi do t’ia besojë portën portierit nga Wales.

Ward ishte zgjedhja e tretë pas Karius dhe Simon Mignolet në Anfield kurse sezonin e fundit kishte një sezon të mirë më Huddersfieldin për një vit por tani do ti jepet mundësia në Liverpool për t’u paraqitur në miqësoret dhe ndeshjet parasezonale.

Disa media të hënën shkruan se Liverpool ishte duke përgatitur një ofertë formale për Romën në vlerë prej 57.5 milionë funte për portierin Alisson por Sky Sports ka kuptuar me burimet e saj se Liverpool nuk do ta kërkojë më Alissonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco