Maldini i thotë ‘Jo’ Milanit! Ja arsyeja

Maldini i thotë ‘Jo’ Milanit! Ja arsyeja

21:35, 11/07/2018

Lajme aspak të mira ato që vijnë nga Milan, pavarësisht se Elliott mori drejtimin e klubit kuqezi, ku dje u zyrtarizua gjithçka: ish-kapiteni dhe legjenda kuqezi Paolo Maldini është pranë refuzimit të ofertës nga Paul Singer për një rol drejtues.

Me pak fjalë Maldini nuk do të rikthehet: sipas asaj që raporton Calciomercato.com, pas ofertës fillestare nga Elliott për një rol kryesor në drejtimin e ekipit, që do të ishte përgjegjës në aspektin teknik të ekipit, fondi i ka ndryshuar mendim: kërkon një figurë më të njohur dhe me përvojë për këtë lloj detyre.

Elliott i ka propozuar Maldini-t një rol të njëjtë si ai Zanetti-t te Inter, si ambasadori i klubit nëpër botë: ish kapiteni, megjithatë, nuk ka ndërmend të pranojë, pasi kërkon të ketë një rol më aktiv në ekip. Maldini gjithashtu ka frikë nga një ndryshim tjetër tek strukturat e Milan në muajt e ardhshëm, e cila do ta "digjte" atë dhe nuk do ta lejonte që të kthehej me një rol të përhershëm. Fondi po vlerëson tani emra të tjerë për këtë pozicion, por Maldini është gjithmonë më larg nga kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco