VIDEO/ Pas Salah, Ramos goditi dhe portierin e Liverpoolit. Pamjet

VIDEO/ Pas Salah, Ramos goditi dhe portierin e Liverpoolit. Pamjet

13:23, 27/05/2018

Sergio Ramos ka qenë në qendër të kritikave mbrëmjen e djeshme pas ndërhyrjes së diskutueshme ndaj Mohamed Salah, që u detyrua të linte finalen e Champions League vetëm pas gjysmë ore lojë.

Sipas arbitrit të ndeshjes, kjo ndërhyrje nuk u ndëshkua me karton dhe ishte e rregullt, edhe pse Salah pësoi një dëmtim sa e detyroi të linte ndeshjen i dëmtuar, madje mund të humbasë edhe Botërorin.

Ramos, shpeshherë ka rënë në qendër të kritikave duke e akuzuar se luan lojë të “pisët” dhe se shkakton shumë faulle.

Së fundmi janë publikuar pamje të reja, ku Ramos shihet duke goditur portierin e Liverpoolit, Loris Karius, me bërryl, të cilat nuk janë parë nga gjyqtari gjatë ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

gramoz27/05/2018 16:32

Serxho Ramos eshte nje nga lojtaret me te ndyre te botes se futbollit, tja besh keto nderhyrje shkaterrimtare kolegve te tu pavaresisht se kundershtare, vetem ky lojtar pis mund ta beje.

Shto koment

Denonco