Zyrtare/ Andres Iniesta arrin marrëveshjen me klubin e ri

Zyrtare/ Andres Iniesta arrin marrëveshjen me klubin e ri

10:11, 24/05/2018

Andres Iniesta edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit japonez Vissel Kobe.

Klubi nga Japonia Perëndimore ka njoftuar sot përmes një komunikatë në uebsajtin e vet zyrtar se ish-legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, i është bashkuar klubit nga liga japoneze.

Javë më parë, Iniesta njoftoi se pas 14 viteve qëndrimi në Barcelonë, ku fitoi gjithçka me gjigantin katalanas, do të largohej në përfundim të sezonit.

Përveçse njoftoi për blerjen e Iniestas edhe zyrtarisht, Vissel Kobe nuk ka dhënë asnjë detaj rreth marrëveshjes apo kohëzgjatjes së kontratës së mesfushorit spanjoll.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco