Dëmtohet ‘ylli’ i Brazilit, frikë te 'Selecao' para Kupës së Botës

Dëmtohet ‘ylli’ i Brazilit, frikë te 'Selecao' para Kupës së Botës

23:33, 23/05/2018

Douglas Costa ka një dëmtim në kofshë, por për momentin nuk duket të jetë në rrezik për Kupën e Botës.

‘Selecao’ ka filluar punën për turneun në Rusi që fillon muajin e ardhshëm.

Në një konferencë për shtyp, shefi mjekësor i Brazilit, Rodrigo Lasmar konfirmoi se Douglas Costa është ankuar për dhimbje në pjesën e prapme të kofshës.

“Ne kryem teste dhe gjetëm një lëndim të lehtë, kështu që do të punojmë veçmas në trajnime për disa ditë. Ai mund të humbasë miqësoren ë parë, por nuk presim që ai të jetë në rrezik për Kupën e Botës”, tha shefi mjekësor i Brazilit.

Ai pritet t’i humbasë miqësoret ndaj Kroacisë dhe Austrisë që Brazili i zhvillon para fillimit të Kupës së Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco