Zbulohet prapaskena, ja çfarë kërkoi De Vrij në dy ndeshjet e fundit të Lazios

Zbulohet prapaskena, ja çfarë kërkoi De Vrij në dy ndeshjet e fundit të Lazios

14:13, 23/05/2018

Stefan De Vrij tashmë është njeriu më i urryer në Romë. Ai shkaktoi penalltinë që i dha mundësinë Interit të barazonte takimin dhe më pas të ishte në grupet e Ligës së Kampionëve.

Holandezi u zbulua disa javë më parë se kishte një parakontratë me zikaltrit nga Milano.

Mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë. De Vrij nuk dëshironte të luante që përpara transfertës së Crotones.

Ai bisedoi me Inzagin për të mos luajtur ndaj Crotones dhe Interit, por trajneri i kërkoi të ishte profesionist.

Asaj që i druheshin të gjithë, ndodhi. Ai u bë protagonisti kryesor i ndeshjes, mirë për Interin dhe shumë tmerrshëm për Lazion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco