Messi e miraton! Kjo pritet të jetë transferta më e bujshme e merkatos

Messi e miraton! Kjo pritet të jetë transferta më e bujshme e merkatos

21:14, 22/05/2018

Lionel Messi pëlqen idenë e shkëmbimit të Ousmane Dembele me Mohamed Salah.

Sipas raporteve nga Don Balon, Lionel Messi ka gjasa të “miratojë” një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin Mohamed Salah të Liverpoolit dhe Ousmane Dembele të Barcelonës.

Futbollisti i Liverpoolit ka qenë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon, ku ka realizuar deri në 44 gola në të gjitha garat.

Dembele, nga ana tjetër, nuk ka bërë përshtypje që nga ardhja e tij në Camp Nou nga Borussia Dortmund vitin e kaluar.

Nëse raportet duhet të besohen, ai mund të dërgohet në Angli për të akomoduar egjiptianin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco