Nuk u ftua në Botëror, ‘ylli’ i madh tërhiqet nga Kombëtarja

Nuk u ftua në Botëror, ‘ylli’ i madh tërhiqet nga Kombëtarja

17:13, 21/05/2018

Kombëtarja e Belgjikës sot publikoi listën e lojtarëve për Kupën e Botës.

Në atë listë mungonte mesfushori i Romës, Radja Nainggolan i cili pas disa minutash mori vendimin për tu tërhequr nga Kombëtarja belge.

“Me shumë dhimbje në zemër unë i dhashë fund karrierës ndërkombëtare. Gjithmonë kam bërë gjithçka për ta përfaqësuar Belgjikën. Nga sot unë do të jem vetëm përkrahësi i parë”, ka shkruar Nainggolan.

30-vjeçari për herë të parë në ekipin A të Belgjikës u ftua në vitin 2009. Ai bëri afro 34 paraqitje dhe shënoi 6 gola për shtetin e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco