Liridon Latifi i përgjigjet trajnerit që e largoi nga ekipi i parë; shënon 4 gola për 25 minuta

Liridon Latifi i përgjigjet trajnerit që e largoi nga ekipi i parë; shënon 4 gola për 25 minuta

16:08, 20/05/2018

Liridon Latifi ka dhënë një përgjigje të menjëhershme ndaj trajnerit të tij që nuk preferon ta ketë më në 18-shen e parë me Pushkash Akademi, ku ai u transferua nga Skënderbeu.

Trajneri Pinter e ka bërë të qartë se për sa kohë ai të jetë trajner i ekipit, Latifi nuk ka vend aty.

Ndërkohë ish-lojtari i Skënderbeut militon në Kategorinë e Tretë hungareze me ekipin e dytë të Pushkas Akademi.

Në ndeshjen e sotme madje ai ka shënuar 4 gola në vetëm 25 minuta në fitoren që ekipi i tij ka arritur ndaj Perutz me rezultatin 5-2.

Me këtë performacë ai kërkon ti tregojë trajnerit se e gjitha ka qenë një gabim i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco