Gjigantët e Champions Leagues gati të paguajnë klauzolën e Hysajt

Gjigantët e Champions Leagues gati të paguajnë klauzolën e Hysajt

11:13, 25/04/2018

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli po bëjnë të pamundurën për të nënshkruar me Elseid Hysajn.

Sipas mediave italiane, gjigantët britanikë po interesohen për të gjetur marrëvehshjen me lojtarin pasi nuk e kanë problem të paguajnë klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 50 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Alfredo Pedulla nga Sportitalia ka shpjeguar se agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Mario Giuffredi, është takuar disa herë me Chelsean, skuadër e cila e konsideron 24-vjeçarin si të përkryer për Premierligë.

Megjithatë, skuadra e Antonio Contes do të përballet me konkurrencë nga Unitedi, që është shumë i interesuar për Hysaj, me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Matteo Darmianin në largim.

Ndërkohë, në mesin e të interesuarave është edhe klubi i Liverpoolit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Deliranti26/04/2018 23:08

    E pame Hysajn ne ndeshjen me Juven qe e bene si karrocen e Dylit. Hysaj ne kampionatin anglez nuk luan dot jo te Manchester ose Liverpool , por te asnje ekip te Premiership . Ne kampionatin Spanjoll e pame me Spanjen se si vinte verdalle rreth vetes se tij sa edhe golat nuk i pa se si u bene, dhe bente si i semure..... Hahahaha Hysaj ti beje rixha trainerit qe e mban se te ekipet jashte Italise te harroje te luaje . Mos e fryni si ate mikun kot se eshte edhe shkodran dhe fryhet vete dhe ska nevoje te ferkohet ......

    Shto koment

    Denonco