A do luajë Ibra në Botëror? Trajneri i Suedisë befason me përgjigjen

A do luajë Ibra në Botëror? Trajneri i Suedisë befason me përgjigjen

09:43, 24/04/2018

Trajneri i kombëtares suedeze, Janne Andersson ka një mesazh për Ibrahimovicin.

Duke folur për mediumin gjerman “Kicker”, Anderson tha se Ibrahimovic duhet të kontaktojë me të, në rast se dëshiron të luajë sërish për Suedinë në Kampionatin Botëror.

“Ai mund ta bëjë. Por nëse ndryshon opinionin, më kontakton mua dhe më thotë ‘po, dua të jem pjesë e ekipit’, atëherë do të ulemi të bisedojmë se çfarë do të thoshte ajo, si luajmë këto ditë, dhe gjëra të tilla. Por kjo është e gjitha një spekulim”, tha ai.

“Unë nuk e di [nëse ai ende mund t’i përshtatet ekipit]. Por po ashtu nuk mendoj për këtë. Unë marrë gjërat ashtu siç janë. Nëse dëshironi të jeni pjesë e ekipit, duhet të më thërrisni. Është kaq e thjeshtë”, përfundoi ai.

Ibrahimovic u mbylli karrierën pas Euro 2016 nga futbolli ndërkombëtar, ndërsa muajt e fundit ka sinjalizuar se mund të rikthehet për Kupën e Botës.

Ibra deklaroi se “Botërori nuk ka kuptim pa prezencën e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco