VIDEO/ Lamtumirë prekëse, tifozët bëjnë të qajë fituesin e tripletës me Interin

VIDEO/ Lamtumirë prekëse, tifozët bëjnë të qajë fituesin e tripletës me Interin

16:27, 22/04/2018

Sfida mes Flamengos dhe Atletico Mineiros ishte edhe e fundit për portierin brazilian Julio Cesar, që përfundimisht vendosi të “varë dorezat” në moshën 38-vjeçare pas një karriere vërtetë të lavdishme.

“Kam qarë shumë gjatë kësaj jave, por isha i përgatitur për këtë ditë. U ktheva te Flamengo me një synim të qartë në kokë. Kisha shumë emocione dhe i thashë lamtumirë futbollit. Shpresoj të kem lënë një trashëgimi pozitive tek njerëzit me të cilët kam jetuar. Çfarë do bëj tani? Do qëndroj pranë familjes sime, pranë mamasë. Falenderimet e tifozëve ishin fantastike. Është e papërshkrueshme, më mbetet vetëm t’i falënderoj”, tha Julio Cesar.

Portieri brazilian kulmin e karrierës së tij e pati tek Interi, ku luajti mbi 200 ndeshje dhe arriti të fitojë 5 tituj të Serisë A, 3 Kupa Italie dhe një Champions League, në vitin 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco