VIDEO/ ‘Tërbohet’ sulmuesi shqiptar, gol me rofeshatë në minutën e fundit dhe dërgon ekipin e tij në ...

VIDEO/ ‘Tërbohet’ sulmuesi shqiptar, gol me rofeshatë në minutën e fundit dhe dërgon ekipin e tij në ...

13:58, 22/04/2018

Besart Berisha është një lider te skuadra e Melbourne Victory dhe këtë e ka treguar ndër vite. Ky është sezoni i katërt për sulmuesin më këtë klub dhe sot ka realizuar golin e 14-t në kampionat. Vjet arriti të bënte më mirë, pasi e mbylli kampionatin me 21 gola, por gjithsesi ka kapur një shifër të mirë. Sot jo vetëm shënoi, por i dha edhe fitoren skuadrës së tij, madje duke realizuar me anë të një roveshate.

Nuk është nga ato të arrirat, siç e realizoi Cristiano Ronaldo kundër Juventusit, apo nga ato që i ka kthyer në gol ndër vite “bomberi” Hamdi Salihi, por është një gol mjaft i bukur dhe mbi të gjitha me vlera, pasi në Australi ka nisur faza e “play-off”-it dhe skuadra e Melbourne Victory ka kaluar në fazën gjysmëfinale dhe do të përballet me Sydney FC. Për të ardhur në këtë pikë, u desh që sot të mundnin skuadrën e Adelaide United, që në sezonin e rregull u rendit në vendin e pesë, një pozicion më poshtë skuadrës së Besart Berishës.

Ekipi i sulmuesit shqiptar, i cili së fundmi la Shqipërinë për të veshur fanellën e Kosovës, nuk e nisi mirë ndeshjen. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që Mileusnic në të 57’ arriti të realizojë golin e avantazhit për miqtë. Reagimi i Melborne Victory ishte i shpejtë, teksa për gjashtë minuta rikthyen baraspeshën dhe u hodhën në sulm për të gjetur golin e triumfit.

Ai erdhi pikërisht nga Berisha, i cili në të 77’ kishte marrë një karton të verdhë. Sulmuesi shënoi një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të takimit dhe dy minuta më pas u zëvendësua, për t’i dhënë mundësinë ekipit të tij të fitonte kohë të ruante avantazhin. Në ato pak minuta që kishin mbetur nuk u shënua gol dhe Melbourne Victory iu gëzua kualifikimit në gjysmëfinale. Ndaj Sydndey FC i pret një ndeshje e vështirë, që do të luhet më 28 prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco