Befasi nga Championsi! Roma refuzon të stërvitet në Angli, ja arsyeja...

Befasi nga Championsi! Roma refuzon të stërvitet në Angli, ja arsyeja...

11:07, 20/04/2018

Plani i skuadrës romake për ndeshjën e parë ndaj Liverpool në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve u krijua dje në Trigoria.

Di Franscesco “fsheh” paraqitjen e skuadrës para ndeshjës ndaj ‘Reds’ . Ekipi i Romës nuk do të stërvitet në Angli një ditë para ndeshjës për shkak se nuk dëshiron që të kuptohen skemat e ndeshjes.

Trajnimet u caktuan për në Trigoria të martën në mëngjes, përpara se të udhëtojnë për në Liverpool po atë ditë.

Kjo është është një zgjidhje që ishte zbatuar edhe në disa udhëtime tjera. Në Barcelonë, megjithatë, stërvitjet u bënë në Camp Nou.

Roma do të shkoj në Liverpool të martën pasditë dhe menjëherë do të shkojë në Anfield Road, ku lojtarët do të bëjnë një inspektim në fushë, pa u stërvitur fare, pak para se të filloj edhe konferenca për shtyp që është paraparë në ora 18:30. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco