VIDEO/ Strakosha shpëton Lazion, derbi në ‘Olimpico’ fitohet nga...

VIDEO/ Strakosha shpëton Lazion, derbi në ‘Olimpico’ fitohet nga...

23:04, 15/04/2018

Në “Olimpico” derbin mes Romës dhe Lazios e kanë fituar tifozëritë e të dyja skuadrave, që dhuruan një spektakël të vërtetë, para dhe gjatë 90 minutave.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të dyja skuadrat në fushën e lojës, që pavarësisht se dhanë maksimumin, nuk arritën të shënojnë asnjë gol në portat respektive dhe u ndanë në barazim 0-0.

Ky rezultat tregoi edhe njëherë se portierët e skuadrave të kryeqytetit, jo më kot cilësohen si më të mirën në Serinë A, ndërsa edhe sot u bënë protagonistë me pritjet e tyre.

Roma i shkoi më pranë fitores, duke goditur edhe shtyllën me anë të Bruno Peresit, ndërsa Dzeko vuri në provë aftësitë e Strakoshës, por “gardiani’ shqiptar reagoi mrekullisht dhe grushtoi topin.

Vlen të theksohet se Lazio e mbylli takimin me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Radu, rreth 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Të dy skuadrat romane mbeten në të njëjtat pozita në renditje, por tani kanë nga 61 pikë, një më tepër se Interi i vendit të 5-të.

Krahas titullit, një garë mjaft interesante në Serinë A pritet të zhvillohet edhe në betejën për një vend në zonën Champions, mes Romës, Lazios dhe Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco