SYRI TV/ Kashar, banorët e Kusit në Protestë për shkatërrimin e rrugës, kamionët e 4AM, dëmtojnë urën

18:13, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të revoltuar për shkatërrimin e rrugës nga kamionët e kompanisë 4AM, banorët e fshatit Kus në Kashar janë ngritur në protestë. Ata pretendojnë se kalimi i kamionëve të tonazhit të rëndë në këtë rrugë ka dëmtuar urën që lidh dy fshatra, ndërsa mbi 100 familje po përballen me gropat dhe dëmtimin e rrugës. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e këtij segmenti, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk merren masa.

Banorët e fshatit Kus në Kashar kanë denoncuar shkatërrimin e rrugës që prek rreth 100 familje, për shkak të kalimit të kamionëve të tonazhit të rëndë të kompanisë 4AM. Sipas tyre, kalimi i kamionëve të kompanisë 4AM ka krijuar gropa në rrugë, ndërsa njëra prej urave të këtij segmenti është drejt shkatërrimit.

Banorët e fshatit Kus, në shenjë proteste, këtë të enjte kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar automjetet e kompanisë 4AM të kalojnë. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për riparimin e dëmtimeve në rrugë, pasi ajo, sipas tyre, po kthehet në një makth të përditshëm.

Banorët shtojnë se ndërhyrja e fundit për asfaltimin e këtij aksi rrugor është kryer rreth 50 vite më parë, ndërsa prej atëherë nuk është bërë një rikonstruksion i plotë. Sipas tyre, ura është pika kryesore që lidh fshatin Kus me fshatin Asqol dhe shërben si e vetmja rrugë kalimi për banorët e zonës. Ata kanë ngritur gjithashtu edhe problemin e shpronësimeve që po kryhen në këtë zonë për gjurmën e bajpasit të Tiranës.

Sipas banorëve, ura është pika kryesore që lidh fshatin Kus me fshatin Asqol dhe shërben si e vetmja rrugë kalimi për komunitetin. Ata paralajmërojnë se një shembje e mundshme e saj do të izolonte plotësisht zonën, duke vështirësuar furnizimin me produkte bazë dhe aksesin në shërbimet e emergjencës.

Kompania 4AM është një nga shoqëritë e denoncuara në emisionin “Plug”, pasi rezulton se ka qenë një nga përfitueset kryesore të tenderave publikë nga Belinda Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco