SYRI TV/ Fermeri nga Postriba që sfidon traditën thur vargun prej 110 metrash me qepë

16:16, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kujtim Plangaj, një fermer nga fshati Postribë i Shkodrës, ka kërkuar ndihmën e banorëve për të transportuar një varg qepësh, 100 metra të gjatë, për ta çuar deri te Ura e Mesit në Shkodër. Plangaj tregon se interesi për qepën ka rënë, ndërsa problem mbetet mungesa e tregut dhe çmimi i ulët, teksa shteti nuk ka marrë asnjë masë për subvencione.

Një nismë e veçantë është ndërmarrë nga fermeri Kujtim Plangaj në fshatin Postribë të Shkodrës. Ai ka arritur të thurë një varg 110 metra të gjatë me qepë autoktone të Drishtit, me synimin për ta transportuar në këmbë deri te Ura e Mesit. Fermeri Plangaj tregon se interesi për qepën ka rënë, ndërsa problem mbetet mungesa e tregut dhe çmimi i ulët. Gjithashtu, Plangaj vë në dukje mungesën e mbështetjes nga shteti, ndërsa thekson se në asnjë vit nuk ka përfituar subvencione.

Kujtim Plangaj njihet prej vitesh për kultivimin e qepës dhe domates, si edhe për përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e varieteteve vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco