Stuhi në Vlorë, reshjet e shiut dhe era e fortë dëmton pemë, tenda dhe çati restorantesh

18:36, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta, qyteti i Vlorës dhe disa zona të tjera të qarkut u pwrfshinw pasditen e sotme nga reshje shiu të shoqëruara me erë të fortë.

Situata më problematike është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, veçanërisht në fshatin Vranisht, ku moti i keq është shndërruar në furtunë. Sipas raportimeve nga zona, era e fuqishme ka shkaktuar dëme në pemëtari, ndërsa janë dëmtuar edhe tenda dhe çatitë e disa ambienteve të restoranteve.

Reshjet e shiut kanë sjellë gjithashtu një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke i dhënë fund përkohësisht ditëve me vapë që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa banorët po përballen me pasojat e motit të paqëndrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco