Ekspertët e përdorimit të kondicionerëve theksojnë se jo vetëm temperatura e vendosur ndikon në freskinë e ambientit, por edhe drejtimi i krahëve të klimës, të cilët kontrollojnë qarkullimin e ajrit në dhomë.
Këto lamela, edhe pse shpesh neglizhohen, luajnë rol të rëndësishëm në mënyrën se si shpërndahet ajri i ftohtë. Nëse drejtohen gabimisht, ajri mund të godasë vetëm një zonë të caktuar, ndërsa pjesa tjetër e dhomës mbetet më e ngrohtë.
Pas një dekade së bashku, Courteney Cox dhe Johnny McDaid ndahen qetësisht
Sipas këtij këshillimi, gjatë verës pozicioni më i përshtatshëm i krahëve të klimës është drejt tavanit. Arsyeja është se ajri i ftohtë bie natyrshëm poshtë, duke u shpërndarë në mënyrë më të njëtrajtshme në të gjithë hapësirën.
Shumë përdorues i drejtojnë krahët nga vetja për të ndjerë menjëherë freski, por kjo sjell shpesh rryma të forta ajri në një pikë të vetme, pa e ftohur në mënyrë të balancuar gjithë dhomën.
Shumica e pajisjeve moderne kanë funksionin “Swing”, i cili lëviz automatikisht krahët e klimës lart-poshtë dhe në disa raste edhe anash. Ky sistem ndihmon në shpërndarjen më të mirë të ajrit dhe në arritjen më të shpejtë të temperaturës së dëshiruar.
Ky funksion përdoret veçanërisht në fazën e parë të ftohjes së dhomës, ndërsa më pas krahët mund të vendosen në pozicion fiks të drejtuar nga tavani për një komoditet më të qëndrueshëm.
Gjatë natës, rekomandohet shmangia e drejtpërdrejtë e ajrit mbi trup, pasi mund të shkaktojë shqetësime si tharje të fytit ose ndjesi të pakëndshme gjatë gjumit. Pozicioni i duhur ndihmon që ajri të qarkullojë në të gjithë dhomën pa ndikim të drejtpërdrejtë mbi personin që fle.
© SYRI.net